12:09 / 12.02.2022
Rashica sfidon Cityn, Broja Unitedin, përballja të ‘nxehta’ në Angli
Manchester United-Southampton, është ndeshja hapesë e sfidave të kësaj fundjave në Premier League, raporton RTKLive.com.
‘Djajtë e Kuq’ synojnë rezultat pozitiv në duel me Southampton, skuadër në të cilën luan edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja. Sulmuesi kuqezi është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, andaj rreziku për Unitedin vjen pikërisht nga Broja.
Ndeshje të vështirë sot pret edhe Norwich Cityn e Milot Rashicës që përballet me liderin e tabelës, Manchester Cityn. Ylli i Kosovës pritet të jetë startues në duelin me ‘qytetarët’.
Edhe në sfida tjera të ditës së sotëm parashikohen ndeshje interesante, pasi që Premier League din të prodhojë ndeshje të mëdha. /RTKLive/
























