Kështu mbyllen pjesët e parë në tri ndeshjet e sotme të Superligës
BKT
Sport

Kështu mbyllen pjesët e parë në tri ndeshjet e sotme të Superligës

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.

Pjesa e parë në sfidën Drenica-Gjilani, është mbyllur me epërsinë e vendasve prej 1:0, me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 25-të nga penalltia.

Ndërkaq, 45 minutëshi i parë në ndeshjen Ballkani-Dukagjini, ka përfunduar me avantazhin e nikoqirëve prej 2-0. Korenica (18’) dhe Thaqi (29’), shënuan për epërsinë e Ballkanit.

Me rezultat 3-0, është mbyllur pjesa e parë në duelin Drita-Feronikeli. Hamdi Namani shënoi het-trik për gjilanasit në minutën e 4-të, 29-të dhe 45-të.

Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/