16:50 / 13.02.2022
Lajm i keq për PSG-n, Messi mungon ndaj Realit?
Një lajm i keq ka ardhur për trajnerin Pochettino në prag të sfidës me Real Madridin në Champions.
Lionel Messi mund të mungojë sfidën e parë për shkak të disa problemeve që ka hasur në sfidën e fundit në kampionat përballë Rennes.
Edhe pse gjendja e argjentinasit nuk dukej si diçka alarmante, në Francë këtë lajm e kanë bërë shumë të madh.
Por sipas “L’Equipe”, Pochettino pritet të rrezikojë disi dhe pritet që Messin ta startojë sërish titullar, pavarësisht problemeve.
Tekniku argjentinas pritet të luaj me skemën 4-3-3 ose 4-2-3-1, që Messi të luaj në pozicionin e tij natyral.























