Loriana Kuka fiton medaljen e artë në "European Open" të Sarajevës
Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në "European Open" të Sarajevës.
Në rrugëtimin drejt së artës, Kuka në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon turken Serdem Daharli.
Në fazën e çerekfinales, Loriana e mposhti me Ippon xhudisten holandeze Lieke Derks, kurse në gjysmëfinale triumfoi me Wazaari kundër kroates Petrunjela Pavic.
Ndërkaq, në finale, Kuka u përballë me xhudisten italiane Linda Politi, të cilën e mposhti në vazhdime, duke ia siguruar kësisoj një medalje tjetër Kosovës.
Krahas Loriana Kukës sot gara zhvilluan edhe Arbër Kullashi e Shpati Zekaj, por që garat për të dy kanë përfunduar.
Pas medaljes së artë dhe asaj të argjendtë të Distria Krasniqit, tani Loriana Kuka i bashkohet Krasniqit si dy xhudsitet që në vitin 2022 i kanë siguruar Kosovës deri tani plot tre medalje.























