Thomas Muller del pozitiv në Covid-19 dhe izolohet në shtëpi
BKT
Sport

Thomas Muller del pozitiv në Covid-19 dhe izolohet në shtëpi

Një tjetër lojtar i infektuar me Covid-19 te Bayern Munich. Bëhet fjalë për “xholin” e skuadrës, të kudondodhurin Thomas Muller.

Klubi bavarez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se Muller ka dalë pozitiv në testin e fundit dhe është mirë me shëndet.

“Mbreti” i asisteve në Bundesliga është izoluar në shtëpi dhe pasi të dalë negativ mund të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Julian Nagelsmann.