Real Madridi synon Pochettinon
BKT
Sport

Real Madridi synon Pochettinon

Sipas Daily Mail, Real Madridi është i vendosur të luftojë me Manchester Unitedin për trajnerin aktual të PSG-së, Mauricio Pochettino.

Gjigantët spanjollë kanë dyshime për të ardhmen e Carlo Ancelottit, andaj gjatë verës së ardhshme do të synojnë të arrijnë marrëveshje me trajnerin argjentinas.

Sidoqoftë, "Sportsmail" raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez do të fillojë të punojë intensivisht për angazhimin e Pochettinos vetëm kur të jetë i bindur se trajneri italian nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid./RTKlive/