14:52 / 22.02.2022
‘Për çfardo xhevahiri Shqipnin’ s’e jap përjetë’
Më 22 shkurt 1933 në Tiranë vdiq Hil Mosi, patrioti, profesori i shquar, gazetari, shkrimtari dhe politikani shqiptar
Njëra ndër poezitë më të njohura të Hil Mosit
Unë jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtë e m’e nderue.
Se ne atë e kemi nanë,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninë e due.
Un’ jam nji bir iliri
e i lirë un’due me mbetë;
për çfardo xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap përjetë.
Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirë.























