Konjufca: Nuk ka më tolerancë për deputetët e papërgjegjshëm
BKT
Lajme

Konjufca: Nuk ka më tolerancë për deputetët e papërgjegjshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kritikuar sot deputetët për vonesë në seancën e sotme plenare.

Pritja  për rreth 20 minuta e deputetëve për të nisur seancën e ka acaruar kryeparlamentarin Konjufca, i cili i ka quajtur 'të papërgjegjshëm' disa prej të zgjedhurve të popullit dhe tha se s’do të ketë tolerancë më ndaj tyre.

“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme