Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga protesta që do të bëhet kundër zhdukjes së qenve endacak në rajonin e Ferizajt.
Për mbajtjen e forumit për rëndësinë e edukimit të hershëm dhe për dokumentarin "Edukimi i Hershëm", do të flasin, Merita Shala, profesoreshë në Universitetin e Mitrovicës dhe Florije Baloku, nga Mute Fondation.
Luljeta Belegu Demjaha, Menaxhere e Programit "Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt" - ASSE dhe Blerina Hoxha, mësimdhënëse në gjimnazin "Xhevdet Doda" në Prishtinë, flasin për programin e USAID-it "Përkrahje Adoleshentëve Pas Mësimit Të Rregullt".
Kurse në lidhje të drejtpërdrejt do të flas Rudina Heroi Puka, drejtoreshë e departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorit ,Tarifa dhe çështje rregullative, në Kesco.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























