Barcelona në sulm për dyshen e Chelseat
Klubi spanjoll, Barcelona është duke u përgatitur që në afatin kalimtar të verës, të sjellë disa përforcime në skuadër.
“Blaugranat” raportohet se synojnë të transferojnë dyshen e Chelseat, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta.
Të dy lojtarët në fund të këtij sezoni, mbyllin kontratën me ‘Blutë’ e Londrës, dhe duket se Christensen dhe Azpilicueta preferojnë aventure të re në futbollin evropian, shkruan RTKLive.com.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez mësohet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij, që të nisin negociatat me dyshen e Chelseat.
Krerët e skuadrës nga ‘Camp Nou’ mësohet se tashmë janë duke u për të nisur negociatat me Christensen dhe Azpilicueta të cilët janë duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane. /RTKLive/























