Fabian zgjedh Real Madridin
BKT
Sport

Fabian zgjedh Real Madridin

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, nuk do të rinovojë me Napolin, teksa destinacioni i tij i radhës duket se do të jetë “Santiago Bernabeu”.

Në fakt, Fabián Ruiz e ka refuzuar ofertën e rinovimit me Napolin, prandaj klubi italian duhet të vlerësojë shitjen e futbollistit spanjoll gjatë verës së ardhshme, pasi kjo do të jetë mundësia e fundit që të përfitojë diçka nga transferimi i tij. Kontrata e futbollistit 26-vjeçar me Napolin përfundon në vitin 2023. Pas lajmit për refuzimin e ofertës së ripërtëritjes së kontratës shumë klube evropiane kanë filluar interesimin për Fabian, por mesa duket spanjolli tashmë e ka marrë vendimin se ku do të luajë në të ardhmen. Është pikërisht Real Madridi dëshira e futbollistit, i cili në të kaluarën ka luajtur në La Liga me Real Betis./RTKlive/