Georginio Wijnaldum në La Ligë? E kërkon ky klub i madh
BKT
Sport

Georginio Wijnaldum në La Ligë? E kërkon ky klub i madh

Mesfushori Georginio Wijnaldum raportohet se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga PSG-ja.

Pas vetëm një sezoni, Wijnaldum e mendon largimin nga Parisi. Sipas medieve franceze, lojtari nuk po kalon periudhë të mirë në ‘Parkun e Princave’.

E ardhmja e Wijnaldum-it duket se do të jetë La Liga. Atletico Madrid thuhet se është në kërkim te Wijnaldum-it.

Krerët e skuadrës madrilene tashmë janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me lojtarin, transmeton RTKLive.com.

Ndryshe, mesfushori Wijnaldum kërkohet edhe nga tri klubet e njohur angleze, Newcastle, West Ham dhe Aston Villa. /RTKLive/