AC Milan po e monitoron Bergwijn
BKT
Sport

AC Milan po e monitoron Bergwijn

Klubi i madh italian, AC Milan raportohet se është i interesuar për futbollistin e Tottenhamit, Steven Bergwijn.

Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ janë hedhur në sulm për Steven Bergwijn, të cilin synojnë ta transferojnë në ‘San Siro’ gjatë kësaj verë, shkruan RTKLive.com.

Krerët e Milanit janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me lojtarin e ‘Spurs’, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë jashtë Anglisë.

Milanistët presin nga Tottenhami që të vendosin çmimin për Bergwijn, i cili gjithashtu monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane. /RTKLive/