Lufta Rusi-Ukrainë, kreu i UEFA-s thërret mbledhjen e jashtëzakonshme
BKT
Sport

Lufta Rusi-Ukrainë, kreu i UEFA-s thërret mbledhjen e jashtëzakonshme

Tensionet e ditës së sotme në Ukrainë, kanë ngritur në këmbë të gjithë botën, ku futbolli nuk mbetet pas.

Shumë lojtarë kanë reaguar rreth kësaj çështje, por disa vendime për  ndeshjet që luhen në atë vend duhet të merren.

Për këtë arsyer presidenti i UEFA-s ka kërkuar një mbledhje urgjente të Komitetit Ekzekutiv, e cila do të mbahet nesër në orën 10, me qëllim që të vlerësohet situata dhe të merren masat e nevojshme.

Një ndër vendimet që priten të merren është zhvendosja e finales së Champions-it nga Shën Petersburgu në një vend tjetër, por nuk përjashtohen dhe masa ekstreme ndaj kombëtares së Rusisë.