Paqe në Skenderaj, Gjilani mposht Dukagjinin
BKT
Sport

Paqe në Skenderaj, Gjilani mposht Dukagjinin

Derbi i javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës, është mbyllur pa gola, sfidë kjo e zhvilluar sot në ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Përballja mes rivalëve të vjetër, ka prodhuar lojë të kënaqshme, me disa raste për gola, por që rrjetat heshtën, raporton RTKLive.com.

Ndërkaq, sfida tjetër të ditës së sotëm mes Gjilanit dhe Dukagjinit, është mbyllur me fitoren e gjilanasve prej 2-1.

Gerhard Progni në minutën e 24’ dhe 65, shënoi dygolësh në fitoren e skuadrës se Ismet Munishit, kurse, golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Mentor Zhdrella në minutën e 59’ nga penalltia.

Kujtojmë se skuadra gjilanase nga minuta e 45-të ka luajtur me një lojtar me pak në terren pasi që portieri Enea Koliqi u ‘skuq’. /RTKLive/