Pavarësisht humbjes nga Dinamo Zagrebi, Sevilla vazhdon
Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes Dinamo Zagrebit dhe Sevillas, ku nikoqirët kanë shënuar fitore minimale me rezultat 1:0.
Pavarësisht fitores si vendas, Dinamo nuk arriti ta eliminojë Sevillan nga Liga e Evropës, pasi që kjo e fundit vazhdon tutje në çerekfinale. Në ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve të kësaj gare, Sevilla si vendase shënoi fitore 3:1, duke bërë kështu që në rezultat të përgjithshëm brenda dy ndeshjeve, skuadra spanjolle të vazhdojë tutje me rezultat final 3:2. Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e shënoi sulmuesi Mislav Orsic nga pika e bardhë në minutën e 65’ të ndeshjes. Rezultati final i ndeshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Sevillas është 1:0 në favor të kroatëve. Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:2 në favor të Sevillas.























