Arsenal me vështirësi shënon fitore kundër Wolverhampton
BKT
Sport

Arsenal me vështirësi shënon fitore kundër Wolverhampton

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës londineze Arsenal dhe asaj të Wolverhampton, ku nikoqirët kanë arritur të sigurojnë pikët e plota.

Pas plota 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Wolverhampton. Fillimisht, rezultatin i pari në ndeshje e zhbllokoi sulmuesi i krahut Hwang Hee-Chan, i cili kalon Wolves në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’. Arsenali e gjeti golin e barazimit në minutën e 82’ të ndeshjes përmes golit të Nicolas Pepe, ndërsa tre pikët “Topçinjëve” ua siguroi sulmuesi Alexandre Lacazatte, i cili shënon në minutën e 90’+5 shtesë për rezultatin final 2:1. Me pikët e reja, skuadra e Arsenalit ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 45 pikë, pesë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Wolverhampton, që renditet i shtati me 40 pikë të arkëtuara. Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Arsenalit.