Barcelona eliminon Napolin nga Liga e Evropës
Ka përfunduar derbi i programit të sotëm të Ligës së Evropës mes Napolit dhe Barcelonës, ku kjo e fundit mposht italianët me rezultat të thellë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 4:2 në ndeshjen kundër Napolit, kështu duke siguruar kualifikimin tutje për në Ligën e Evropës. Golat për gjigandin katalunas i shënuan Jordi Alba (minuta e 8’), Frenkie de Jong (minuta e 13’), Pique (minuta e 45’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (minuta e 59’). Ndërkaq, golat për “Napolitanët” i shënuan Lorenzo Insigne në minutën e 23’ nga penalltia, dhe Mateo Politano në minutën e 87’ të ndeshjes. Me këtë fitore, Barcelona e mposht me rezultat të përgjithshëm 5:3 Napolin, pasi që në ndeshjen e parë të dy skuadrat kishin barazuar me rezultat 1:1, dhe kështu vazhdon në çerekfinale të kësaj gare. Rezultati final i ndeshjes është 4:2 në favor të Barcelonës. Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 5:3 në favor të Barcelonës.























