Mjeshtri rus i shahut kritikon Rusinë dhe mbështet Ukrainën
BKT
   Ukraina

Mjeshtri rus i shahut kritikon Rusinë dhe mbështet Ukrainën

Mjeshtri rus i shahut, Kasparov kritikon Rusinë dhe bën thirrje për mbështetje të Ukrainës.

Mjeshtri rus i shahut, Garry Kasparov ka kritikuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të Rusisë dhe ka bërë thirrje për mbështetje për Ukrainën.

Ish-kampioni botëror i shahut, Kasparov në llogarinë e tij në Twitter i bëri thirrje botës që të ndihmojë menjëherë ushtarakisht Ukrainën.

“Silleni makinerinë e luftës së Putinit në falimentim. Ngrini dhe konfiskoni financat ruse, të tij dhe bandës së tij”, shkroi Kasparov.

Ai theksoi se Rusia duhet të përjashtohet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe financiare në botë, përfshirë Interpolin.

“Ndaloni të gjithë elementët e makinerisë propagandistike globale të Putinit. Fikni, mbyllni, dërgoni në shtëpi. Ndaloni së ndihmuari diktatorin të përhap gënjeshtra dhe urrejtje”, ka shkruar Kasparov.

Kasparov tha gjithashtu se ambasadorët e të gjitha vendeve duhet të tërhiqen nga Rusia.

“Nuk ka kuptim të flitet. Mesazhi i ri unik duhet t'i ofrojë Rusisë që të ndalet ose të izolohet plotësisht", tha ai.

Kasparov, i cili u bë kampioni më i ri i padiskutueshëm botëror i shahut në moshën 22-vjeçare, pohon gjithashtu se bota duhet të gjejë zëvendësim për naftën dhe gazin rus.

Ai mbron presionin ndaj Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të rritur prodhimin e naftës së papërpunuar.

“Pranoni se do të ketë kosto, viktima. Kemi pritur shumë, çmimi është i lartë, por vetëm do të rritet. Është koha për të luftuar”, shtoi Kasparov.