Ukraina tërhiqet nga Lisiçansku, Zelensky zotohet për rikthim
   Ukraina

Ukraina tërhiqet nga Lisiçansku, Zelensky zotohet për rikthim

Forcat ukrainase janë tërhequr nga Lisiçansku, duke bërë që Rusia të pretendojë se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut.

Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se forcat e shtetit të tij do të rimarrin territorin e humbur.

“Nëse komandantët e ushtrisë sonë tërheqin njerëzit nga disa pika në frontin e luftës, ku armiku ka avantazh të madh në fuqinë e zjarrit, dhe kjo vlen edhe për Lisiçasnkun, do të thotë vetëm një gjë: ata do të kthehen falë taktikave tona, falën rritjes së furnizimeve me armë moderne”, tha ai një adresimi në orët e vona të 3 korrikut.

Pasi dështoi që të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kiev, Rusia ka përqendruar ushtrinë e saj në lindje të Ukrainës dhe po synon të marrë kontrollin e Donbasit që përbëhet nga rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.

Më 3 korrik, forcat ruse intensifikuan sulmet në Donbas, duke bombarduar qytetin kyç të Sllovijanskut, ku zyrtarët lokalë thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë, përfshirë edhe një fëmijë.

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, i raportoi presidentit rus, Vladimir Putin, se ushtria ruse kishte marrë të gjithë territorin e rajonit të Luhanskut, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë Tass.

Komanda ushtarake e Ukrainës pranoi më 3 korrik se forcat e saj janë tërhequr nga Lisiçasku, duke shtuar se kanë vendosur që të tërhiqen për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tyre.


APR
Romay Lift