Hungaria dënon ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Hungaria dënon ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dënoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Në një deklaratë në llogarinë në rrjetet sociale, Orban deklaroi se ai mbajti një takim të sigurisë kombëtare pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Duke theksuar se do të veprojnë së bashku me aleatët e tyre, Orban tha: "Së bashku me Bashkimin Evropian dhe aleatët tanë të NATO-s, ne dënojmë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë".

Ai tha se siguria e hungarezëve është prioritet për ta dhe se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj krize. Orban theksoi se vendi i tij nuk po dërgon ushtarë apo pajisje ushtarake në Ukrainë.

Duke nënvizuar se pritet një rritje e numrit të refugjatëve në Hungari për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, Orban deklaroi gjithashtu se njësitë përkatëse kanë marrë masa në këtë drejtim.