Reagime në Rusi kundër luftës me Ukrainën
BKT
   Ukraina

Reagime në Rusi kundër luftës me Ukrainën

Kundër luftës dhe sulmit mbi Ukrainën janë shprehur edhe shumë personalitet nga rusia duke filluar nga ish kandidatja për presidente e deri te fituesi i çmimit Nobel për paqe dhe të një mjeshtri të shahut. Ndërsa aktori dhe regjisori amerikan Shon Penn (Sean Penn) që ndodhet në Kiev, ka njoftuar se do të xhirojë një dokumentar për sulmin rus mbi Ukrainën.

Ndaj zhvillimeve të fundit në Ukrainë kanë reaguar laureati i vjetëm i Çmimit Nobel për paqe, gazetari rus Dmitry Muratov dhe mjeshtri i shahut Yan Nepomniachtchi (Nepomniçi). Kryeredaktori i Novaya Gazeta, ka thënë se është i pikëlluar dhe i turpëruar që Putini ka urdhëruar fillimin e sulmit mbi Ukrainën dhe se vetëm një lëvizje e anti-luftës në Rusi mund ta shpëtojë botën.

Muratov ka njoftuar se gazetën, kryeredaktor i së cilës është, do ta publikojnë në dy gjuhë, ruse dhe ukrainase, për shkak se, siç ka thënë, Ukrainën asnjëherë nuk do ta konsiderojnë si armike dhe as gjuhën ukrainase si gjuhë të armikut.

Më 8 tetor 2021, Dmitry Muratovm, bashkë me gazetaren Maria Ressa nga Filipinet, kanë fituar çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e të shprehurit, që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

E mjeshtri i shahut, Jani në rrjetet sociale ka shkruar: Historia ka parë shumë Të Enjte Të Zeza, por kjo e sotmja është më e zezë se të tjerat. Yelena Kovalskaya, drejtoreshë e Qendrës Teatrale Meyerhold ka dhënë dorëheqje nga teatri shtetëror duke thënë se është e pamundshme të punosh për një vrasës dhe të marrësh pagën nga ai. Unë do ta përfundoj punën që kam nisur, por pa pagesë.

“Ne rusët, për shumë vite në vijim, do të përballemi me pasojat e kësaj që ndodhi sot”, ka shkruar ish kandidatja për presidente Ksenia Sobchak. Një peticion kundër luftës, i iniciuar nga gazetarja e gazetës Komersant business daily Elena

Chernenko ka mbledhur nënshkrimet e më shumë se 100 gazetarëve.

Një koalicion i 30 magazinave të pavarura është deklaruar kundër, siç kanë thënë ;masakrës së nisur nga lidershipi rus. E më shumë 150 shkencëtarë dhe gazetarë që përcjellin shkencën e kanë nënshkruar një letër të hapur, ku thuhet se ata janë kundër veprimit të padrejtë dhe të pakuptimtë, ushtarak rus në Ukrainë.

Letër të hapur, ku dënohet sulmi vdekjeprurës mbi Ukrainën, kanë nënshkruar edhe më shumë se 150 këshilltarë komunalë nga qytete të ndryshme. Ndërsa, aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn, i cili për momentin ndodhet në Kiev, ka thënë se do të bëjë një dokumentar për sulmin rus mbi Ukrainën. Fituesi i dy çmimeve të akademisë amerikane të filmit, është parë duke marrë pjesë në një konferencë për shtyp të qeverisë .