11:41 / 25.02.2022
UEFA dënon Rusinë, finalja e Championsit zhvendoset në Paris
Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të luhet në Paris. Ky është vendimi më i ri i UEFA-s pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv.
Në fakt, paraprakisht ishte vendosur që finalja e këtij edicioni të mbahet në Saint Petersburg.
Mirëpo, për shkak të sulmit ushtarak që e bëri Rusia ndaj Ukrainës, këtij shteti ju hoq e drejta për ta organizuar finalen e Ligës së Kampionëve.
E me vendimin e ri, finalja do të luhet në Stade de France në Saint-Denis më 28 maj nga ora 21:00.























