Ushtari ukrainas hedh në erë veten dhe urën ku po kalonin tanket ruse
BKT
   Ukraina

Ushtari ukrainas hedh në erë veten dhe urën ku po kalonin tanket ruse

Një ushtar ukrainas ka hedhur veten në erë, duke i sakrifikuar, vetëm që tanket ruse të mos e kalonin një urë lidhëse, e cila ishte edhe portë hyrëse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sipas raportimeve nga epiqendra e Ukrainës, ku bombardimet dhe luftimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit, ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte.

Pikërisht në atë çast, Vitaly Skakun, një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.

“Lamtumirë”, i tha ai vëllezërve të tij ushtarë dhe më pas, e aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.

Pamjet nga batalioni rus që u kap nga ukrainasit:

Qytetarët e Kievit e kanë glorifikuar menjëherë ushtarin, duke kënduar edhe kore me emrin e tij në rrugët e Kievit, i cili po kalon çaste shumë tensionuese dhe po përballet me përpjekjet në pushtim.