12:33 / 25.02.2022
Zelenski: Sulmi ndaj Ukrainës, është fillimi i luftës kundër Evropës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë nuk është thjesht një pushtim, është fillimi i luftës kundër Evropës.
“Kjo luftë është kundër unitetit të Evropës. Kundër të drejtave themelore të njeriut në Evropë. Kundër të gjitha rregullave të bashkëjetesës në kontinent. Kundër faktit që shtetet evropiane refuzojnë të ndajnë kufijtë me dhunë", tha ai sot në fjalimin drejtuar kombit.























