13:34 / 25.02.2022
Foto: Dhjetëra qytetarë protestojnë para zyrës ndërlidhëse Ruse
Sulmi rus ndaj Ukrainës ka bërë që dhjetëra qytetarë të protestojnë pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.
Ata kanë thënë se qëllimi i kësaj proteste është që ta kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të luftës atje.
Kjo protestë është organizuar nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS).




























