Putin gati për negociata me Presidentin e Ukrainës, cakton vendin e takimit
BKT
   Ukraina

Putin gati për negociata me Presidentin e Ukrainës, cakton vendin e takimit

Në ditën e dytë të sulmeve mbi Ukrainë, duket se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “dorëzuar” dhe ka kërkuar zyrtarisht bisedime me Ukrainën, pas thirrjeve të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën, në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë.

Por, zëdhënësi i Kremlinit është shprehur se “Ukraina duhet të shpallë statusin neutral”, që sipas tij, do të përfshinte çmilitarizimin. Sipas Kremlinit, Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, raporton BBC.

Kujtojmë se Minsku është i rëndësishëm, sepse aty u nënshkruan marrëveshjet për t’i dhënë fund konfliktit në Lindje të Ukrainës, që shpërtheu në vitin 2014./Kosovapress/