20:21 / 25.02.2022
Biden dhe Zelensky diskutojnë koalicionin kundër luftës
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe, ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA për Ukrainën.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët folën për 40 minuta.
Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se të dy diskutuan "forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës".
Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të bisedës.
Strengthening sanctions, concrete defense assistance and an anti-war coalition have just been discussed with @POTUS. Grateful to USA for the strong support to Ukraine!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022























