Kanada sanksionon Rusinë për `luftë barbare`
BKT
   Ukraina

Kanada sanksionon Rusinë për `luftë barbare`

Kryeministri kanadez Justin Trudeau sapo ka lajmëruar se Kanada i bashkohet SHBA-ve, Britanisë dhe BE-së për vendosjen e sanksioneve kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov.

Gjatë konferencës për media në Ottawa, Trudeau tha se “pasuria personale e Putinit është në rrezik të madh, për shkak të gabimit të tij të tmerrshëm”, raporton BBC.

“Ne do të vendosim sanksione ndaj presidentit Putin dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë luftë barbare”, tha ai, duke shtuar se sanksione gjithashtu do të vendosin edhe ndaj udhëheqësve të Bjellorusisë që përkrahën pushtimin rus./BBC/Rtklive