Protestë masive në kryeqytetin e Gjeorgjisë kundër pushtimit të Ukrainës
Për të dytën natë rresht, rreth 30 mijë gjeorgjianë kanë dalur të protestojnë në kryeqytetin Tblisi kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008 për të ndihmuar forcat separatiste pro-ruse. Ekspertët kanë tërhequr shumë paralelele midis atij konflikti dhe këtij të fundit në Ukrainë.
Disa nga protestuesit bërtisnin me slloganet kundër qeverisë aktuale gjeorgjiane, pasi që partia në pushtet u deklarua se nuk do t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
“Dua ta sqaroj se duke konsideruar interesat tona kombëtare dhe interesat e njerëzve, Gjeorgjia nuk planifikon të marrë pjesë në sanksionet financiare dhe ekonomike, sepse kjo vetëm do të dëmtonte më shumë vendin tonë”, tha kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili të premten.
Në anën tjetër, protestuesit thanë se ky qëndrim i kryeministrit të tyre tregoi braktisje burracake të popullit ukrainas./BBC/RTKlive























