Zelensky: Forcat ruse do ta sulmojnë kryeqytetin brenda orësh
Presidenti i Ukrainës, Zelensky përshëndeti bashkatdhetarët e tij për durimin e "një dite të vështirë, por të guximshme".
"Ne nuk mund të përballojmë humbjen e kryeqytetit," tha presidenti.
“Qëllimi jonë kryesor është të përfundojmë këtë gjakderdhje”, shtoi ai.
Përderisa Zelensky pranoi se forcat ruse u kishin shkaktuar viktima trupave ukrainase, ai tha se "armiku ka pësuar viktima shumë të rënda". Por, BBC nuk mund ta verifikojë këtë pretendim.
"Ukrainasit po i rezistojnë heroikisht këtij agresioni që nuk mund të justifikohet," vazhdoi ai.
“Kjo është arsyeja pse pushtuesit janë të detyruar të dalin me akuza edhe më absurde.
Presidenti rus Vladimir Putin i është referuar Zelenskit dhe ekipit të tij drejtues si "një grup narkomanësh dhe neo-nazistësh".
Por, Zelensky tha se qytetarët e tij dhe pjesa tjetër e botës nuk i besuan ato që ai i përshkroi si gënjeshtra nga Kremlini.
Më pas, duke kaluar në rusisht, Zelensky shtoi: "Qytetarët e Federatës Ruse nuk do t'i besojnë."
Forcat ruse afrohen në kryeqytet
Një zhurmë shpërthimesh vërshon sonte në Kiev.
Sirenat e sulmit ajror lëshojnë paralajmërime për banorët që të shkojnë në strehimoret e tyre.
Do të jetë një tjetër natë e gjatë dhe në ankth nën tokë, ndërsa tingujt e luftës bëhen gjithnjë e më të forta dhe më afër në kryeqytet.
Raketat përplasen në skajet e këtij kryeqyteti të rrethuar. Shpërthimet janë ende larg nga qendra; ata tani janë rreth 10 milje larg.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko, një ish-kampion boksi tani i armatosur dhe me uniformë, tha se Kievi kishte hyrë në një natë të vështirë dhe në fazë mbrojtëse./BBC/RTKlive
Ai raportoi pesë shpërthime brenda tre e pesë minutash afër një stacioni energjie në veri të qytetit.























