11:15 / 26.02.2022
198 ukrainas të vrarë deri më tani
Ministri i shëndetësisë së Ukrainës Viktor Liashko përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar, se në total janë të vrarë 198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Liashko, 1115 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre 33 fëmijë.























