Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të largojë kufomat ruse
BKT
   Ukraina

Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të largojë kufomat ruse

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të heqë trupat e pajetë të "mijëra" rusëve të vrarë në pushtimin e deritanishëm dhe t`i kthejë ato në Rusi, thotë Ukraina.

Zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive "këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare, transmenton RTKLive.com.

“Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse.

Ajo i tha drejtpërdrejt Kryqit të Kuq: "Bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar"./BBC