Presidenti ukrainas: Ua kemi prish planet rusëve
Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, vjen më një tjetër fjalim për qytetarët e tij, raportojnë mediet e huaja.
Ai thotë se janë duke vazhduar luftimet, por sipas tij, janë zbrapsur sulmet e armikut. Zelensky pohon se ua kanë prish planet rusëve.
“Ne i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë. U kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, tha Zelensky në një video mesazh, transmeton RTKLive.com.
I pari i shtetit ukrainas thekson se shteti i tij ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Ai u bën thirrje ukrainasve që t’i rezistojnë pushtit rus.
“Tani ka ardhur momenti vendimtar për t’i dhënë fund diskutimeve shumëvjeçare për anëtarësimin e Ukrainës në bllok”.
“Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë, kthehuni për të mbrojtur Ukrainën”, theksoi Zelensky. /RTKLive/























