Vazhdon beteja për Kievin
BKT
   Ukraina

Vazhdon beteja për Kievin

Një zyrtar i lartë amerikan tha sot se rreth 50% e fuqisë luftarake ruse e mbledhur pranë Ukrainës, ka hyrë tashmë brenda territorit ukrainas dhe se forcat ruse janë të stacionuara rreth 30 kilometra në të dalë të Kievit. Pasi ato bombarduan me raketa dhe artileri kryeqytetin ukrainas, autoritetet njoftuan se pati luftime rrugë më rrugë me grupe sabotatorësh rusë.

Zyrtari amerikan konfirmoi se një numër i pacaktuar ushtarakësh rusë të njësive pararojë të zbulimit kishin hyrë në kryeqytetin ukrainas, raporton VoA.

Shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan të shtunën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa forcat ruse dhe ukrainase, luftonin për kontrollin e qytetit. Ushtria ruse bombardoi gjatë orëve të natës me raketa dhe artileri Kievin dhe qyteteve të tjera kryesore të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se kryeqyteti Kiev ishte ende nën kontrollin e forcave ukrainase pas sulmit të filluar nga Rusia dy ditë më parë.