18:30 / 26.02.2022
Gjermania miraton dërgimin e armëve në Ukrainë
Gjermania ka miratuar dërgimin e 400 raketave kundër-tank në Ukrainë, tha të shtunën një burim qeveritar, raporton AFP.
Ky vendim përfaqëson një kthesë të madhe në politikën e kahershme gjermane për ndalimin e eksportit të armëve në zonat e konfliktit.
“Duke pasur parasysh sulmin rus në Ukrainë, qeveria është e përgatitur të lëshojë materialin e nevojshëm urgjent për mbrojtjen e Ukrainës”, tha një burim qeveritar.
Deri më tani edhe disa shtete të tjera evropiane duke përfshirë Holandën që njoftoi se do të dërgojë 200 raketa Stinger në Ukrainë si dhe Republika Çeke që tha se do të dërgojë armatim në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh.























