19:43 / 26.02.2022
Në rrugët e Kievit shihen armë dhe automjete ruse të shkatërruara
Pajisjet ushtarake ruse të shkatërruara dhe automjete të djegura u panë në rrugët e Kievit më 26 shkurt, ndërsa forcat ruse vazhduan sulmin e tyre në kryeqytetin ukrainas.
Banorët në një lagje në perëndim të qytetit thanë se dëgjuan shpërthime të mëdha në orët e para të mëngjesit që thyen xhamat e dyqaneve, lokaleve dhe ndërtesave të banimit, raporton REL.























