Rivalët e përbetuar në garë për Kounde-n
BKT
Sport

Rivalët e përbetuar në garë për Kounde-n

Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona po bëjnë garë të ashpër për transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Sipas medieve spanjolle, ‘Mbretërit’ dhe ‘Blaugranat’ synojnë ta blejnë yllin e Sevillas, transmeton RTKLive.com.

Kounde po bën një sezon të madh me skuadrën spanjolle, duke ndezur interesimin e disa klubeve evropiane përfshirë edhe dy gjigantët spanjoll.

Kartoni i 23-vjeçarit thuhet se kap shifrën 60 milionë euro. Reali dhe Barcelona raportohet se tashmë janë në kontakt me agjentin e lojtarit, të cilin synojnë të transferojnë në afatin kalimtar të verës.

Gjithashtu Kounde po monitorohet edhe nga Bayern Munich dhe Chelsea. /RTKLive/