Ukraina i kërkon gjykatës ndërkombëtare që të ndërhyjë menjëherë
BKT
   Ukraina

Ukraina i kërkon gjykatës ndërkombëtare që të ndërhyjë menjëherë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij ka paraqitur një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social Twiter.