Ulpiana e fortë për Drenicën, Dukagjini fundos Niklin
Ulpiana ka marrë tri pikë tejet të vlefshme në garën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit tonë, duke mundur Drenicën, me rezultat 3-1.
Goncalves në minutën e 28-të zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën e Ulpianës prej 1-0.
Shkalla në minutën e 56-të dyfishoi avantazhin e Ulipanës, derisa golin e tretë për nikoqirët e realizoi Selimi në minutën e 86-të, kurse, golin e nderit për skuadrën mike e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 90+6’, raporton RTKLive.com.
Ndërkohë, në sfidën tjetër mes Feronikelit dhe Dukagjinit, skuadra udhëtues ka dal fituese, me rezultat 0-3.
Caioca (53’), Dallku (65’) dhe Januzi (82’), shënuan nga një gol për fitoren tejet të rëndësishme për skuadrën nga Klina, e cila po ‘lufton’ më të gjitha forcat për t’i ikur zonës së rrezikshme. /RTKLive/























