Japonia u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë
BKT
   Ukraina

Japonia u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

Japonia do të ngrijë fondet e presidentit rus Vladimir Putin, si dhe ato të zyrtarëve të tjerë kryesorë të qeverisë ruse, tha kryeministri japonez Kishida Fumio.

Ai tha gjithashtu se pushtimi rus ishte një shkelje e ligjeve ndërkombëtare të dënuara nga Japonia dhe se duhej një përgjigje e përbashkët për të ruajtur paqen.

Fumio la të kuptohet gjithashtu se Japonia do t'i bashkohej Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në sanksione kundër Rusisë në sistemin SWIFT.

Ai tha se Japonia do të sigurojë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën, raporton CNN.