Borell: BE e shqetësuar se kriza mund të përhapet edhe në vende të tjera
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thasot se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.
"Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon," tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë.
"Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje”, tha Borrell.
Borell tha se mos votimi në KS të OKB-së i rezolutës tregoi qartë se Rusia është vetëm. Por meqë ka veton, ajo nuk kaloi, prandaj të mërkurën një rezolutë do të paraqitet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas tij, Rusia është izoluar e po izolohet çdo ditë e më shumë.
“BE ka ndaluar për transmetim kanalet Russia Today edhe Sputinik për të cilat tha se janë shndërruar në propagandë të regjimit”.
Ai nuk pati asnjë koment kur pyet nga një gazetare për takimin e paralajmëruar mes Ukrainës e Rusisë në kufi mes Ukrainës e Bjellorusisë.
Për refugjatë Borrell,. tha se 17 vende të BE kanë shprehur gatishmëri për t’i strehuar dhe aq sa e di, kufijtë e Ukrainës në perëndim, mbesin të hapur.
Vendimet e BE-së janë:
-BE si union i jep Ukrainës 450 milion euro ndihma në armatim(tanke, aeroplanë luftarakë, municion etj)
-BE si union i jep Ukrainës edhe 50
milion euro për anën logjistike (për derivate, pajisje etj)
Këto ndihma janë përveç atyre që vendet anëtare i japin individualisht.
-Ndihmat ushtarake Borell tha se do të dërgohen përmes territorit të Polonisë.
-Bankat më të mëdha të Rusisë janë hequr nga Swifti (Tha nuk janë heqë krejt sepse BE nuk është kundër qytetarëve që kanë nevojë për me dërgua para për familje).
-Borell tha se vendimi është marrë sot që kur te hapen bankat nesër, ato të jenë të bllokuara.
-Bankës Qëndrore të Rusisë e cila ka gati gjysmën e aseteve në vendet e G7, i janë ngrirë asetet(Gjysma tjetër w aseteve tha se Rusia i ka vendosë në Kinë e vende tjera që vendet e G7 nuk mund të veprojnë)
-BERZH-i këtë javë merr vendime të tjera në raport me Rusinë.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se masa të tjera do të pasojnë ditëve në vazhdim.























