Këshilli i Sigurimit vendos të thërrasë seancë për Ukrainën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thirrur për të hënën një seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën do të diskutohet pushtimi rus në Ukrainë, ndërsa aleatët perëndimorë po intensifikojnë fushatën diplomatike për izolimin e Moskës.
Votimi i Këshillit prej 15 anëtarësh ishte procedural sot, ndaj Rusia nuk mund të vërë veton ndaj tij. Vendimi për thirrjen e seancës së Asamblesë së Përgjithshme është marrë me 11 vota pro. Rusia votoi kundër, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.
Votimi nga këshilli prej 15 anëtarësh ishte procedural, kështu që Rusia nuk mund të ushtronte veton e saj. Me 11 vota pro u miratua rezoluta për thirrjen e seancës së Asamblesë së Përgjithshme.
Rusia votoi kundër, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan. Kjo vjen pas një vetoje ruse të premten për projekt-rezolutën e këshillit që do të dënonte pushtimin e Ukrainës nga Moska. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan dhe 11 anëtarët e mbetur votuan pro.
Ndërsa rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, ato kanë peshë politike. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e shohin veprimin në Kombet e Bashkuara si një shans për të treguar se Rusia është e izoluar për shkak të pushtimit të saj në Ukrainën fqinje.
Ata do të kërkojnë të ndryshojnë mendjen për vendim të 100 vendeve që votuan në favor të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme në mars 2014 pasi Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës. Ajo ezolutë shpalli të pavlefshëm një referendum për statusin e Krimesë.
Votimi do të bëhet në fund të seancës së posaçme urgjente. Ky do të jetë sesioni i 11-të i Asamblesë së Përgjithshme që mblidhet që nga viti 1950. Këshilli i Sigurimit do të mblidhet gjithashtu të hënën për një informim mbi nevojat humanitare të civilëve në Ukrainë, të kërkuara nga Franca, Shtetet e Bashkuara, Britania, Norvegjia, Shqipëria, Irlanda dhe Meksika. Ky do të jetë takimi i 5-të i këshillit për Ukrainën nga java e kaluar.























