Hiqet shtetrrethimi në Kiev
BKT
   Ukraina

Hiqet shtetrrethimi në Kiev

Shtetrrethimi prej dy ditësh në Kiev është hequr përderisa forcat ruse kanë avancuar brenda 30 km të kryeqytetit ukrainas.

Supermarketet janë rihapur dhe shumë njerëz po lëvizin nëpër qytet, pasi që kishin kaluar dy ditët e fundit të strehuar nga bombardimi i qytetit nga forcat ruse.

Artileria dhe raketat ruse kanë goditur zonat rezidenciale të kryeqytetit dhe shumë njerëz kanë përcjellur këshillat e qeverisë dhe janë strehuar në stacionet e metrove.