​Aleatët e NATO-së forcojnë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës
BKT
   Ukraina

​Aleatët e NATO-së forcojnë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës

Shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg konfirmoj sot se aleatët e NATO-së kanë rritur mbështetjen duke e ndihmuar me raketa të mbrojtjes kundër ajrore dhe armë anti tanke si dhe ndihma humanitare e financiare për Ukrainën.

Në një cicërim në llogarinë e tij në Twitter, Stoltenberg  ka shkruar se këtë mbështetje ia konfirmojë presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelinsky.

“ Sapo fola me Presidentin Zelensky dhe e përgëzova për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare", ka shkruar ai.