11:18 / 28.02.2022
UNHCR: 422 mijë persona largohen nga Ukraina
UNHCR, agjencia e Kombeve të Bashkuara për regugjatë, thotë se po marrin raporte nga njerëz, të cilëve po iu bllokohet qasja në trena në Ukrainë.
Gjithashtu, kjo agjenci raporton se deri tash diku 422 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje.
Kurse, mbi 100 mijë prej tyre janë zhvendosur brenda Ukrainës.























