Zelensky bën thirrje për `pranim urgjent të Ukrainës në BE`
BKT
   Ukraina

Zelensky bën thirrje për `pranim urgjent të Ukrainës në BE`

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kërkoi nga Bashkimi Evropian të hënën që “urgjentisht ta pranojë Ukrainën” në bllok.

“Ne apelojmë që Bashkimi Evropian urgjentisht ta pranojë Ukrainën përmes një procedure të re”, tha Zelensky në videomesazhin e tij të fundit.

“Jemi mirënjohës ndaj partnerëve që na dolën në krah. Mirëpo, qëllimi jonë është të jemi me gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurtë që e meritojmë dhe që është e mundur”, tha ai.

Zelensky tregoi se ai kishte biseduar të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Fracës dhe Polonisë, e po ashtu edhe me kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Britanisë së Madhe.

Mbështetja për koalicionin tonë kundër luftës është i pakushtëzuar dhe i paprecendtë”, tha ai./CNN/Rtklive


11:07 | Presidenti i Ukrainës kërkon anëtarësim në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit po përballet me një pushtim të paprovokuar nga Rusia fqinje, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësimin të menjëhershëm, me procedurë të veçantë.

“Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se e meritojmë”, tha Zelensky në një video-fjalim të shpërndarë në mediat sociale.

“Evropianët janë dëshmitarë se si ushtarët tanë po luftojnë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë Evropën, për paqen, për paqen për të gjithë, për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Ukrainasit i kanë treguar botës se kush jemi ne, ndërsa Rusia ka treguar se në çfarë është shndërruar… Çdo krim, çdo granatim nga pushtuesi vetëm na bashkon më shumë”, shtoi Zelensky.

Ai u bëri thirrje edhe ushtarëve pushtues rusë që t’i dorëzojnë armët.

“Braktisni pajisjet tuaja! Largohuni nga këtu! Mos u besoni komandantëve tuaj! Mos u besoni propaganduesve tuaj! Thjesht, shpëtoni jetën tuaj”, tha Zelensky.

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë më 24 shkurt, me urdhër të presidentit të tyre, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.

Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.

Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.(Rel)


07:33 | Zelensky: Ukrainën e presin 24 orë kritike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin.

Zelensky i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Johnson lavdëroi udhëheqjen e Zelenskyt derisa vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka të mundur, për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë.

Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbeten në kontakt të afërt.

Gjatë natës së shkuar u dëgjuan disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe zonat përreth.

Ushtria ukrainase tha se trupat e saj arritën të zmbrapsin disa sulme të ushtarëve rusë, që përpiqeshin të sulmonin periferitë e Kievit.

“Ne treguam se mund ta mbrojmë shtëpinë tonë nga mysafirët e paftuar”, tha komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneral kolonel Alexander Syrsky.


07:25 | ShBA u bënë thirrje qytetarëve në Ukrainë që të largohen me opsione private

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev teksa ka thënë se situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme, u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen duke përdorur edhe opsione private, nëse konsiderohet e sigurt për ta bërë këtë.

“Situata e sigurisë në të gjithë Ukrainën vazhdon të jetë e paparashikueshme, me luftime aktive brenda shumë qyteteve dhe vendeve të tjera, dhe kushtet mund të përkeqësohen pasi sulmet ushtarake nga Rusia vazhdojnë në pjesë të ndryshme të vendit pa asnjë paralajmërim. Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen tani duke përdorur opsionet e transportit të disponueshëm privatisht nëse është e sigurt për ta bërë këtë. Duhet të merren parasysh me kujdes rrugët dhe rreziqet e udhëtimit, sepse rrugët e Ukrainës janë në shumë raste të mbushura me njerëz, të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake dhe infrastruktura si ura në disa vende është shkatërruar. Strehimi në vend mund të mbetet alternativa më e mirë për disa”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Kiev.

Nëpërmjet kësaj komunikate rekomandohet se nëse është e mundur qytetarët amerikanë të përdorin pikat kufitare në Hungari, Rumani e Sllovaki meqë aktualisht pritjet nuk janë të gjata sikurse ato në Poloni e Moldavi.

“Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Ukraina me rrugë tokësore kanë disa opsione. Ne e kuptojmë se shumica e kalimeve kufitare në Poloni dhe të gjitha pikat kryesore të kalimit në Moldavi janë të mbështetura seriozisht dhe disa janë duke përjetuar kohë pritjeje jashtëzakonisht të gjata (më shumë se 30 orë në disa raste). Ne rekomandojmë që, nëse është e mundur, qytetarët amerikanë të konsiderojnë ridrejtimin në pikat kufitare me Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, të cilat aktualisht po përjetojnë kohë më të ulët pritjeje për të kaluar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Vini re se kushtet në çdo kufi mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe koha e pritjes mund të rritet në çdo kohë pa paralajmërim.

Jini të përgatitur të prisni për shumë orë për të kaluar kufirin.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) thotë se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje për t'i shpëtuar pushtimit rus. Përafërsisht 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni.

Në muajt e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se rreth 6,600 qytetarë amerikanë jetojnë në Ukrainë, megjithëse nuk është e qartë se sa nga ky numër mbeten ende në vend.

Kujtojmë që orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit agresioni rus sulmoi Ukrainën.