Fillojnë negociatat Rusi-Ukrainë
BKT
   Ukraina

Fillojnë negociatat Rusi-Ukrainë

Negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.

Kështu deklaron këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak për Reuters.

Më herët zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

I pari ishte delegacioni ukrainas, i cili ka mbërritur në vendin e takimit, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjerë, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk është pjesë e delegacionit.