13:49 / 28.02.2022
Forcat ruse vrasin dhjetëra civilë gjatë bombardimeve në Kharkiv
Dhjetëra civilë janë vrarë e qindëra tjera janë plagosur gjatë bombardimeve ruse në qytetin lindor ukrainas Kharkiv, njoftojnë zyrtarët ukrainas.
Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kanë bombarduar zona rezidenciale me raketa. “Dhjetëra janë vra dhe qindëra të plagosur! E gjithë bota duhet ta shohë këtë horror! Vdekje për okupuesit!”, shkroi Herashchenko.
Nuk është e mundur që në këtë fazë të tregohet numri i saktë i civilëve të vrarë deri tash. Drejtoresha e UNHCR-së, Michelle Bachelet tha më herët se sot janë vrarë më së paku 102 civilë e mbi 300 tjerë të plagosur. /BBC/Rtklive























