OBSH: Rezervat e oksigjenit po shpenzohen shpejt në Ukrainë
BKT
   Ukraina

OBSH: Rezervat e oksigjenit po shpenzohen shpejt në Ukrainë

Në Ukrainë po shpenzohen furnizimet vitale me oksigjen për trajtimin e pacientëve me Covid dhe sëmundje tjera kronike, dhe të plagosurit, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kamionët e kanë pasur të pamundur transportimin e tyre nga depot nëpër spitalet e vendit, përfshirë edhe Kievin, që nënkupton se rezervat mund të shpenzohet brenda 24 orëve të ardhshme.

OBSH thotë se po punon me partnerët për të gjetur furnizim urgjent përmes Polonisë.

“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, thotë drejtori gjeneral i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus dhe drejtori për Evropë, Hans Kluge.

Sipas OBSH-së, disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballeshin gjithashtu me mungesë të zeolitit – një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore po ashtu rrezikohen nga ndërpreja e energjisë elektrike./BBC/Rtklive